Fabregas-Barcelona, ende asnjë rezultat
Ndonëse kjo fundjavë në një mënyrë ose tjetrën, do të ishte vendimtare për të ardhmen e spanjollit të Arsenalit, Cesk Fabregasit, ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.
Menaxheri i “topçinjve”, Arsen Venger, ka thënë për mediat se ende nuk ka asnjë lëvizje për futbollistin spanjoll.
“Ende nuk ka asnjë lëvizje. Nëse ai dëshiron të mbetet në ekip nuk ka problem, sepse ne nuk jemi të detyruar që ta shesim. Ai është i sinqertë. Atë e duan të dy ekipet në të njëjtën kohë. Ai kujdeset për Arsenalin dhe unë shpresoj se gjerat do të mbesin kështu”, ka thënë Venger.