E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Qeveria e gatshme të ndihmojë Veriun

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se nëse paraqitet nevojë për mungesë të gjërave ushqimore në veri të vendit, Qeveria është e gatshme të ndërhyjë me ndihma.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka për detyrim të kujdeset për popullatën e saj, pa marrë parasysh kush janë ata, dhe nëse paraqitet nevoja qeveria është e gatshme që të ndërhyjë me ushqime për popullatën në veri të vendit.
Ai shtoi se ndërhyrja e Qeverisë me gjëra ushqimore, nuk do të jetë e lehtë për shkak të grupeve ekstremiste serbe, por pavarësisht kësaj institucionet duhet të jenë të përgjegjshme për popullatën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›