Del Bosque: Franca, riviali kryesor

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque në mënyrë jo befasuese e ka bërë Francën rivalin kryesor për ekipin e tij, gjatë kualifikimeve për Botërorin 2014.
Është ky grupi i “vdekjes” që u përzgjodh gjatë shortit të mbajtur në Rio De Janeiro, e që ka vënë përballë Francën, Spanjën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Finlandën.
“Franca është rivali ynë kryesor në këtë grup, por ne duhet të kemi respekt për të gjithë. Ne nuk e dimë nëse do të jetë aq lehtë, pasi udhëtimet janë të vështira. Sot asgjë nuk është e garantuar”, tha Del Bosque.