Miqesorja ne SHBA Manchester mund 2-1 Barcelonen

Manchester United ka mundur 2-1 Barcelonën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shijuar një hakmarrje të vogël pas finales së Ligës së Kampioneve të fituar nga skuadra spanjolle. Përballë numrit rekord të tifozëve që mbi 82 mijë kishin mbushur shkallët e stadiumit “Fedex Field” të Washingtonit, formacioni i drejtuar nga Alex Ferguson do të gjente golin e avantazhit në minutën e 22-të.
Portugezi Nani do të dërgonte topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale të Manchester United. Me rikthimin në fushë, megjithëse pa yjet e saj si Lionel Messi, Xavi apo Pique, Barcelona do të barazonte shifrat në minutën e 72-të. Si gjithmonë në miqësoret e fundit, goli do të mbante firmën e talentit Tiago, por kampionët e Spanjës dhe Europës do të ruanin barazimin për vetëm 3 minuta.
Pas një mungese të gjatë, Michael Owen do të shënonte golin e fitores për Manchester United që ka mbyllur me sukses miqësoren e luksit dhe në të njëjtën kohë ka marrë një revansh për humbjen 3-1 në finalen e Champions. Ndërkohë kjo është humbja e parë për Barcelonën e Pep Guardiolës gjatë kësaj faze përgatitore në prag të sezonit të ri.
Nertan Prifti