E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2014, Zvicra mund 2:0 Shqipërinë, shënon Xherdan Shaqiri

Shqipëria është mundur 2:0 nga kombatarja zviceriane në ndeshjen e luajtur në Lucern.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre, dhe për fat të keq janë ndëshkuar që në pjesë ne parë me anë të një shqiptari, Xherdan Shaqirit.

Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtjes shqiptare, dhe dërgoi topin në rrjetë duke i çuar shifrat në 1:0.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh për vendasit, ndërsa e dyta filloi me më entuziazëm. Pritej që tanët të sulmonin më shumë, dhe kështu ndodhi, por mbrojtja u la pasdore dhe ne u ndshkuam nga pika e penalltisë me anë të Inler, pas një gabimi të Dallkut.

Gjatë minutave në vijim Shqipëria nuk mundi të shënojë, por vuri disa herë në rrezik portën kundërshtare.

Mëngjesin e sotëm mbërritën në Zvicër mbi 6 mijë tifozë shqiptarë për të ndjekur kombëtaren.

Ekipit i’u rezevua një pritje madhështore në aeroportin e Lucernës, në Zvicër, ku kanë qenë afro 1 mijë tifozë shqiptarë, me flamuj kuqezi. Një atmosferë që ka elektrizuar jashtë mase futbollistët.

Klitit Topalli/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›