E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përkujtohen atentatet e 11 shtatorit 2001

11-09-2012 / Gazeta 55

Sulmet terroriste shkaktuan rreth 3 mijë viktima

Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, 19 anëtarë të organizatës terroriste islamike të Al Kedës drejtuan katër avionë civilë amerikanë duke përplasur dy nga ata në kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork. Menjëherë pas kësaj të dy gradacelat u rrëzuan duke shkaktuar dëme të mëdha dhe për ndërtesat pranë. Avioni I tretë u përplas në Pentagon. Ndërsa avioni i katërt, i drejtuar kundër Shtëpisë së Bardhë u përplas në një fushë në kontenë Somerset të Pensilvanisë, pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, u përpoqën të rimerrnin drejtimin e avionit. Sulmet e 11 shtatorit shkaktuan rreth 3 mijë viktima. Në sulmin e 11 shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.
Sulmet patën pasoja të mëdha në nivel botëror, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kundërpërgjigjën duke I shpallur luftë terrorizmit dhe duke sulmuar Afganistanin e kontrolluar nga talebanët, që akuzoheshin se kishin ndihmuar terroristët. Kongresi amerikan aprovoi aktin patriotik amerikan ndërkohë që shtetet e tjera përforcuan ligjet e tyre anti- terror duke rritur edhe më pushtetin e policisë. Ndërkohë që bursat qëndruan të mbyllura për rreth një javë duke regjistruar humbje shumë të mëdha menjëherë pas hapjes. Ndërsa ekonomia e Manhatanit të ulët u ndal për shkak ët shkatërrimit të zyrave me vlerë prej disa miliarda dollarësh. Viktimat ndërmjet atyre që nxituan të japin  ndihmën e parë ishin 411. U bë i mundur identifikimi i vetëm 1600 i viktimave të qendrës tregtare botërore. Sulmet e 11 shtatorit janë rezultat i objektivave të deklaruara nga Al Kaeda, gjë që është konfirmuar dhe nga deklaratat e Osama Bin Laden dhe përfaqësues të tjerë të Al kaedës. Origjina e Al Kedës daton në vitin 1979, vit I pushtimit sojetik në Afganistan, pak kohë pas kësaj Osama Bin Laden shkoi në Afganistan për të bashkëpunuar me organizatën e Muxhahedinëve arabë, objektivi I së cilës ishte mbledhja e fondve për të rekrutuar muxhahedin të huaj për ti bërë rezistencë Bashkimit sovjetik. Në 27 shtator 2001, FBI-ja publikoi fotografitë e 19 rrëmbyesve të avionëve së bashku me të gjitha informacionet përkatëse, në atë që është konsideruar si operacioni më i madh dhe që përfshiu më shumë se 7 mijë agjentë. Qeveria e shteteve të bashkuara të Amerikës doli në përfundimin se në bazë të provave të mbledhura dhe që ishin të pakundërshtueshme Al Kaeda dhe Bin Laden ishin përgjegjësit dhe organizatorët e sulmeve të 11 shtatorit. Në të njëjtin përfundim doli dhe qeveria britanike. Këshilli i NATO-s deklaroi se sulmet kundër shteteve të bashkuara të Amerikës konsideroheshin si një sulm ndaj të gjitha vendeve të NATO-s, dhe si të tilla, provokonin hyrjen në fuqi të artikulli 5 të traktatit të NATO-s. Menjëherë pas sulmeve administrata Bush deklaroi luftën kundër terrorizmit me objektivin për të vendosur para drejtësisë Bin Ladenin dhe Al Kaedën dhe për të parandaluar krijimin e rrjeteve të tjera terroriste. Mjetet për këtë objektiv përfshinin sanksionet ekonomike dhe ndërhyrjet ushtarake ndaj shteteve që kishin dhënë përshtypjen se strehonin terroristë. Ndërhyrja ushtarake amerikane në Afganistan në vitin 2001 dhe rrëzimi i qeverisë së talebanëve nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e bashkuara të Amerikës ishte operacioni I Dytë i Luftës jashtë kufijve amerikanë për nga madhësia.
Mesazhi i fundit video i Osama bin Laden u publikua nga Al Kaeda nëj ditë pas 10 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001. Ndërsa në 2 maj të vitit, menjëherë pas mesnate me orën lokale të Pakistanit, një njësi e Navi Sill, forcat speciale të marinës amerikane ndërmorën një aksion në Abotabad, pranë Islamabadit, pranë strehimit të liderit të Al Kaedës duke e vrarë gjatë një konflikti me armë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, i cili kishte ndjekur të gjithë operacionin me anë të disa mikrokamerave të instaluara në helmetat e ushtarëve, deklaroi publikisht vdekjen e Osama Bin Laden.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›