E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshehja e pasurive të zyrtarëve të lartë, PD: Zgjidhje heqja e imunitetit

11-09-2012 / Gazeta 55

Pothuajse e gjithë mbledhja e komisionit të integrimit ku diskutohej për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë publikë dhe konfliktin e interesit, u karakterizua nga debati. Sipas të majtëve gjobat që inspektorati vendos për politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar janë qesharake dhe nuk i pengojnë ata të fshehin pasuritë. Ndërsa sipas demokratëve një lëvizje efektive kundër korrupsionit do të ishte heqja e imunitetit.
“Mos ia kini merakun as politikanëve, as gjyqtarëve, as ministrave, kë të doni ju, subjekti deklarues, se rrogën e ka të vogël dhe gjoba nuk duhet të jetë e madhe. Se po të ishte se të korruptuarit do të jetonin vetëm me rrogën nuk kishte korrupsion. Dhe ajo që nuk deklarohet nuk është paga”- tha deputeti i PS-së, Taulant Balla.
“Ne e kemi dorëzuar vetë Taulant, ty ta kanë hequr”- tha deputeti i PD, Sherefedin Shehu.
Nga ana tjetër, kryetar i komisionit të Integrimit Ditmir Bushati tha se,
“po i bëj thirrje publike kryeinspektorit që mjafton të shkojë në Shtefanplatz fundjavave dhe do të shohë çerekun e gjykatësve shqiptarë, apo treçerekun e politikanëve, marka makinash që janë të vitit 2011, apo 2012, të deklaruar me një shifër totalisht të ndryshme nga ajo që është vlera e tregut”.
Ndonëse të 10-fishuara gjobat maksimale për zyrtarët që fshehin pasurinë shkojnë deri në 100 mijë lekë. Sipas ligjeve që u miratuan në unanimitet në komision, Politikanët dhe zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë veç pasurive të dhe të ardhurave të tyre edhe shpenzimet për arsim, mjekim, pushime, apo arredim banese, kur ky harxhim arrin mbi 500 mijë lekë të reja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›