E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat e ish-pronarëve, komisioni i ligjeve miraton aktin normativ

11-09-2012 / Gazeta 55

Olldashi: Qeveria po zgjidh problemin e krijuar nga vendorët e majtë në këto 20 vite

Akti normativ i qeverisë që parashikon lirimin brenda nëntorit të banesave të pronarëve të ligjshëm nga personat që banojnë aktualisht në to, ka ndezur situatën tek komisioni i Ligjeve. Socialistët akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht një nismë të tillë 10 muaj nga zgjedhjet, ndërsa për ministrin Olldashi qeveria po zgjidh problemin e krijuar nga vendorët e majtë në këto 20 vite.
“Ju u ofroni personave të moshuar vetëm sistemin me qera dhe nuk u mundësoni sistemin me kredi dhe kjo është një shkelje e madhe, është antikushtetuese. Ti thuash sot një personi të moshuar "ik, o prano qeranë ose dorëzo një kërkesë me shkrim që nuk pranoj qeranë dhe do të çojmë në azil", deklaroi deputeti socialist, Majko.
Ndërsa ministri i Transporteve, Olldashi deklaroi se, “nëse do të kishit pasur grimcën më të vogël të vullnetit pushteti yt në bashkitë më të mëdha të vendit mund ta kishte zgjidhur prej vitesh sepse strehimi është kompetencë e pushtetit vendorë”. “Qeverisja vendore po bën maksimumin e vet për të zgjidhur një problem që nuk është i veti, një problem që nuk e ka krijuar ajo dhe nuk i takon asaj ta zgjidhi. Këtu ka sponsorizues të mëdhenj të partisë tuaj, pronarë pallatesh gjigande në Tiranë që mbajnë shtëpi pronarësh të zëna, të mbyllura, për turpin tuaj dhe atyre që i mbajnë”- tha kreu i Ministrisë së Punëve Publike.
Ligji që mori vetëm votat e mazhorancës, parashikon që afro 2289 familje në shkallë vendi të lirojnë banesat e ish-pronarëve. Ato do të marrin kredi me afat 30 vjet dhe interes 0  për të blerë apartamente në  banesat sociale në pronësi të bashkive. Vlera e kredisë do të jetë bazuar mbi tregun e lirë të qytetit ku banojnë kategoritë përfituese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›