E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2014 luhen shume ndeshje

Do të luhen plot 24 ndeshje të eleminatoreve të botërorit në kontinentin europian. Në fushë janë disa nga skuadrat më të mëdha si Gjermania, Holanda, Anglia dhe Spanja.
Gjermanët shkojnë në Kazakistan dhe trajneri Joakim Lëv do të provojë të luajë pa sulmues, por me mesfushorë si Gëce apo Ozil.
Trajneri gjerman pritet të luajë pa sulmues të deklaruar, duke u mbështetur tek mesfushorë sulmues si Gëce apo Mesut Ozil. Gjermania kryeson grupin C me 10 pikë.
Holanda pret Estoninë për grupin D, ndërsa kryeson me pikë të plota 12. Skuadra holandeze nuk pritet të ketë probleme dhe po në këtë grup luajnë Andorrë-Turqi e Hungari-Rumani.
Anglia shkon në fushën e San Marinos në grupin H dhe i duhet fitorja për të mos mbetur prapa Malit të Zi. Malazezët shkojnë në Moldovë dhe Polonia pret Ukrainën po në këtë grup.
Në grupin e Italisë, atë B, Çekia do të përpiqet të afrohet me të kaltrit pasi pret Danimarkën në Pragë. Bullgarët presin Maltën në Sofie. Italia kryeson me 10 pikë, Bullgaria ka 6 e Çekia 5.
Në grupin F, Portugalia luan në fushën e Izraelit dhe Rusia shkon në Irlandën e Veriut. Rusët kryesojnë me 12 pikë ndaj 7 të portugezëve dhe izraelitëve.
Së fundi, në grupin I, Spanja luan në fushën e vet ndaj Finlandës dhe është favorite për fitore, por edhe Franca nuk besohet të lëshojë pe kur të ndeshet në Paris me Gjeorgjinë. Të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë.
Katër ndeshje luhen edhe në Amerikën e Jugut: Kolumbi-Bolivi, Uruguaj-Paraguaj, Argjentinë-Venezuelë dhe Peru-Kili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›