E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime per shortin ne Champions dhe Europa League

Shorti i Champions League-s mund të jetë i manipuluar. Kjo është tronditja e radhës në futboll dhe shkaktohet nga një gjyqtar turk.
Pas akuzave të Zhoze Murinjos, gjyqtari Ahmet Çakar thekson se shorti i çerekfinaleve i hedhur në Nion javën e kaluar nuk ishte i pastër, madje jo vetëm për Championsin, por edhe për Ligën e Europës.
Çakar thotë se ish-lojtari anglez Stiv Mekmanaman mbante diçka në gishta që përzgjidhte se cila nga goglat duhej të tërhiqej.
Po ashtu, sipas tij, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, bënte lëvizje të çuditshme me duar që kanë ndikuar në short.
Çakir habiti Turqinë duke bërë vetë një tërheqje të shortit, me sy mbyllur dhe duke përzgjedhur pikërisht çiftet që dolën zyrtarisht:
Real Madrid-Gallatasaraj, Malaga-Dortmund, Bajern-Juventus dhe Paris SG-Barcelona.
Ai nuk shpjegoi sesi e bëri, por akuzoi se UEFA ka favorizuar dy skuadrat e mëdha të Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›