E Diel, 1 Nëntor 2026

Shokohet Brazili, portieri masakron të dashurën dhe ia hedh qenve

Brazil- Një vrasje makarbër ka shokuar opinionin brazilian por edhe dashamirësit e futbollit, pasi ylli i futbollit brazilin, portieri Bruno Fernandes de Souza, 27 vjeç, akuzohet për vrasjen brutale të së dashurës së tij, Eliza Samudio 25-vjec.

Duken si skenat e një filmi horror, por kjo ka ndodhur në të vërtetë, sipas mediave lokale. Portieri brazilian e ka copëtuar modelen Samudio, nënën e vajzës së tij, ndërsa mësohet se disa pjesë të trupit të saj ia ka hedhur qenve, kurse pjesët e tjera i ka mbuluar me çimento.

Mësohet se Bruno fillimisht e ka rrëmbyer modelen me ndihmën e disa personave të tjerë dhe e ka masakruar në vilën e tij në Belo Horizonte. Sipas organit të akuzës, që të mos dëgjoheshin britmat e modeles, porteri ka vënë muzikë me zë të lartë, në vilën e tij.

Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar portierin në këtë akt ekstrem, ndërkohë që ylli i futbollit tashmë nën petkun e mostrës akuzohet për vrasjen masakër dhe pritet verdikti i gjykatës braziliane për të përcaktuar fatin e tij.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›