Euro 2012, kombëtarja shqiptare niset drejt Luksemburgut

Kombëtarja shqiptare është nisur sot për në Luksemburg për tu ndeshur me ekipin e këtij vendi.
Ndeshja Luksemburg-Shqipëri, e vlefshme për eliminatorët Euro 2012 do të zhvillohet më 6 Shtator 2011, ora 20.15, në "Stade Josy Barthel" në Luksemburg.
Më herët trajneri i kombëtares shqiptare Kuzhe ka nënvizuar se në këtë ndeshje mungon gati e gjithë mbrojtja por me ndonjë përforcim dhe organizim më të mirë ekipi jonë “Kuq e Zi” do të tregojë vlerat më të mira në ndeshje.
Kundër Luksemburgut tekniku Kuzhe do ti duhet te improvizoje ne mbrojtje për shkak te mungesave te shumta si Cana e Dallku te ndëshkuar me te verdhe ne ndeshjen me Francën, Curri i dëmtuar dhe Andi Lila i pezulluar. Kroati ka thërritur ne minutën e fundit mbrojtësin e Skënderbeut Endri Vrapi i cili është ne balotazh me Franc Veliun për t`iu bashkuar ne qendër te mbrojtjes Admir Telit. Interesant pritet konfigurimi i mesfushës me Lalën dhe Bulkun titullar ne mungese te Currit, ndërsa Kuzhe mund ti besoje Muzakes dhe Bakajt duke lënë ne stol Skelen. Sulmi ashtu si me Francën do ti besohet dyshes Bogdani-Salihi. Ndryshe nga ndeshja me Francën, Shqipëria ne këtë përballje shihet si favorite nga shoqëritë ndërkombëtare te basteve. Ne historikun e përballjeve, Shqipëria është përballur 4 here me Luksemburgun duke arritur 3 fitore dhe një barazim pa gola ne miqësoren e vitit 2002. Takimi do te luhet ne stadiumin “Xhosi Bartel” ne orën 20:15 dhe do te gjykohet nga një treshe arbitrash finlandeze me kryesore Peter Keri.