Botërori 2022, periudhën e vendos Katari

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 20:03
Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka njoftuar se do të jetë Katari ai i cili do të vendosë nëse Kampionati botëror 2022, që luhet në Doha, do të mbahet në verë apo në dimër.
Një zgjedhje kjo e cila mund të bëjë revolucion në organizimin e kampionateve kombëtare evropiane dhe në Ligën e Kampionëve.
Në vendet arabe, gjatë verës temperaturat janë mjaft të larta dhe kjo është arsye që Botërori 2022 të mund të organizohet gjatë dimrit, edhe pse Katari po ndërton stadiume me hapësira me kondicionerë.