E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mund të kthehet në Angli

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 22:30

Cristiano Ronaldo nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga La Liga në të ardhmen, përkatësisht nga Real Madridi, për t’u kthyer në Premierligë.

“Ka mundësi të kthehem në Angli, kurrë nuk i dihet”, tha ylli portugez në konferencë për shtyp. Ish futbollisti i Manchester Unitedit, foli edhe për sfidën e dyfishtë që e pret ekipin madrilen ndaj Barcelonës, në Superkupën e Spanjës.

“Është gjithmonë e rëndësishme të fitojmë, kështu që ne e duam edhe Superkupën”, shtoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›