Guardiola e pret Fabregasin

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 21:44
Pep Guardiola e pret me padurim Cesc Fabregasin. Mesfushori spanjoll pritet t’i bashkohet shumë shpejt gjigantit katalunas, për t’u larguar përfundimisht nga Arsenali.
“Po e presim një lojtar dhe ju të gjithë e dini se kush është ai. E presim nënshkrimin e tij. Deri në përfundim të afatit kalimtar ka mbetur edhe një muaj, të shohim se çka do të ndodhë. Skuadra jonë është e fortë edhe tash”, deklaroi trajneri spanjoll.
Ai ka lavdëruar edhe përforcimin e fundit Alexis Sanchez.