Blanc Frances si duhet barazimi por mund te jete pozitiv nese ndeshja sshkon mire
Trajneri i përfaqësueses franceze të futbollit, Laurent Blanc është shprehur sot në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë se, “Francës nuk i duhet barazimi në këtë takim”.
“Gjithsesi”, shtoi trajneri i “gjelave”, “një barazim mund të jetë edhe pozitiv në rast se ndeshja nuk shkon mirë”. "Nëse ndeshja del barazim varet nga përmbajtja e lojës nëse mund të quhet dështim. Ka ndeshje kur barazimi mund të jetë pozitiv, ka ndeshje kur mund të jetë negativ”, u shpreh Blanc.
Blanc shtoi se përfaqësuesja franceze ka disa pasiguri për takimin e nesërm, pasi disa lojtarë janë të dëmtuar. “Kemi pasiguri sepse kemi disa lojtarë të dëmtuar, por sot do të bëjmë stërvitje me të gjithë lojtarët dhe do të shohim gjendjen e secilit”, u shpreh Blanc.
Në lidhje me kombëtaren kuq e zi, Blanc u shpreh se, “nëse Shqipëria do të dijë të vendosë kualitetet e saj në lojë atëherë edhe ndeshja do të jetë e vështirë”.
“Ndeshjen e nesërme e shoh të vështirë. Ekipi shqiptar është i angazhuar sidomos përballë publikut të tij. E vlerësoj skuadrën shqiptare dhe do ta respektojmë në fushë”, tha Blanc, i cili shtoi se, “megjithëse Shqipëria ka ekip të mirë, nesër duam t’i mundim”.
Blanc foli edhe për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, i cili ka pasur një të kaluar në kampionatin francez, tek Olimpiku i Marsejës. “E vlerësoj shumë si lojtar Canën, megjithëse ka shumë kohë që nuk e kam parë”, tha Blanc.
Trajneri i Francës, Laurent Blanc foli edhe në lidhje me skuadrën e dytë në grupin, D Bjellorusinë, e cila ka 12 pikë, një më pak se Franca.
“Bjellorusia na ka marre 4 pikë nga 6 të mundshme, por mendoj se ata e meritonin fitoren në Paris. Kryesojmë grupin kemi një humbje, një barazim dhe 4 fitore’, tha Blanc, duke treguar optimizëm për ecurinë e skuadrës së tij në këto eleminatore .
Ndërsa, Alou Diarra lojtari i përfaqësueses franceze dhe skuadrës së Olimpikut të Marsejës theksoi se, “të përfaqësosh Francën është një krenari”.
Ndeshja kundër Francës, e vlefshme për grupin “D” në fazën e eliminatoreve për Europianin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, do të luhet nesër në orën 21:00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Në grupin D, Shqipëria ka arritur të grumbullojë 8 pikë në 6 ndeshje, duke u renditur në vend të 5-të me 2 fitore, 2 humbje dhe dy barazime.
Në ndeshjen e fundit të luajtur për këtë kompeticion, Shqipëria humbi në Bosnje me rezultatin 2-0, ndërsa Franca ka arritur një barazim në Rumani.