Gilardino i lumtur te Fiorentina
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 14:30
Sulmuesi Alberto Gilardino është shprehur i lumtur që mbeti te Fiorentina pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
“Ka qenë një verë e komplikuar për mua. Fatmirësisht, tani mund të përqendrohem te Fiorentina dhe ekipi Kombëtar ku jam kthyer më shumë gëzim dhe kënaqësi. Dua të dërgoj një mesazh për tifozët që kanë treguar besim ndaj meje, jam i lumtur dhe i nderuar që ende do ët barti fanellën Viola” tha Gilardino për uebfaqen e tij zyrtare.