Amauri mbeti për të bindur Juventusin
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 15:00
Sulmuesi i Juventusit Amauri është zotuar të dëshmon kualitetet e tij gjatë këtij sezoni, ka theksuar menaxheri i tij Giampiero Pocetta.
Amauri ishte në shitje mirëpo ai refuzoi ofertat nga Olympique Marseille, Galatasaray e Palermo duke befasuar me qëndrim në Juventus.
“Ai mori shumë oferta por deshi të mbetet në Juventus. Ai dëshiron të dëshmohet te trajneri sepse ndjen se mund të jetë i dobishëm për ekipin” tha Pocetta për Radio Mana Mana.