E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori, Bosnja kërkon ndihmën e KuzhesëBosnja do të përballet në play-off në një përballje të dyfishtë me Portugalinë për një biletë me drejtim Afrikën e Jugut.

Rrjetet sociale:

Bosnja do të përballet në play-of në një përballje të dyfishtë me Portugalinë (14 e 17 nëntor 2009) për një biletë me drejtim Afrikën e Jugut.

Media vendit ballaknik kërkon pikërisht ndihmën e trajnerit të Shqipërisë, kroatit Josip Kuzhe. Në fakt, kjo është një nismë e redaksisë së gazetës boshnjake “Dnevni List” për të marrë opinionin që ka Kuzheja në lidhje me Portugalinë, ndaj së cilës në krye të Kombëtares sonë humbi 1-2 në “Qemal Stafa” me një gol të minutës së fundit shtesë.

Bosnja, e renditur e dyta në Grupin 5 (Spanja, e para me 10 fitore në 10 ndeshje), është përpara një evenimenti me rëndësi historike për vendin tri-kombësh ballkanik.

Nëse do të kualifikohej në finalet e Kampionatit Botëror 2010 kjo do të ishte hera e parë për atdheun e Edin Xhekos me shokë, të drejtuar nga një trajnerët më të mëdhenj të Kroacisë, Miroslav Blazheviç.
Numri i klikimeve - 461
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›