Cana, një hero i përjetshëm i klasikes francezePikërisht, njëra prej perballjeve Marseje-Paris Sen Zhermen, lidhet ngushtësisht me emrin e Canës, një fitore e ngushtë 1-0 e që mban emrin Lorikut, si protagonisti absolut i atij takimi dramatik.

Rrjetet sociale:
Marseja dhe Paris Sën Zhermeni, dy ish-skuadra franceze të kapitenit shqiptar të Sandërlendit në Angli, Lorik Canës, do të përballen midis tyre këtë të diel në “Velodrome”, në të ashtuquajturën “Classico” të Francës.
Redaksia e një prej portaleve sportivë më klikuar në botë, Goal.com, ka përgatitur një speciale me pesë ndeshjet më të bujshme të luajtura në qytetin marsejez nga 30 prej tyre në total, kur ato e kanë marrë emrin si të tillë.
Pikërisht, njëra prej tyre lidhet ngushtësisht me emrin e Canës, një fitore e ngushtë 1-0 e që mban emrin Lorikut, si protagonisti absolut i atij takimi dramatik. Fotoja e “çmendurisë” së Lorik Canës pas golit pushtoi pa asnjë teprim planetin.
Edhe pse nuk mund të konsiderohet si më i bukuri “klasikes” transalpine në “Velodrome”, është pas asnjë dyshim ndeshja më e ngarkuar me simbole, pasi më 19 tetor 2005, Olimpiku i Marsejës i dha fund serisë negative prej tri ndeshjesh pa fitorte kundër Paris Sën Zhermenit në shtëpi.
Për ta çuar në “ekstazë” popullin marsejez nuk ishte askush tjetër, por Lorik Cana, në ndeshjen e parë të tij kundër ish-skuadrës që e formoi si futbollist profesionist të një niveli ndërkombëtar.
Mesfushori shkatërrues shqiptar ishte heroi i mbrëmjes, i ngritur në rangun e një heroi të fansave, pak pasi kishte ardhur nga Kulla Eifel e Parisit, për të mbetur përjetësisht një hollin e famës së klubit të vetëm francez që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve.
Pesë ndeshjet e mëdha
29 maj 1993: Marsejë-PSG 3-1
9 mars 2003: Marsejë-PSG 0-3
19 tetor 2005: Marsejë-PSG 1-0
Shënues: Lorik Cana (78’)
15 shkurt 2000: Marsejë-PSG 1-0
6 tetor 2008: Marsejë-PSG 2-4
Numri i klikimeve - 460
E Enjte, 22 Tetor 2009