E Diel, 1 Nëntor 2026

Top & Flop: Superliga, skuadratDinamo, Besa e Apolonia janë skuadrat e momentit në Superligë. Flamurtari, Vllaznia e Tirana janë të dështuarat e mëdha të këtij fillimsezoni.

Rrjetet sociale:

Dinamo, Besa e Apolonia janë skuadrat e momentit në Superligë dhe pretendente të qarta për titullin e sezonit 2009-2010. Për Dinamon kjo përkon edhe 60-vjetorin e themelimit të klubit blu. Flamurtari, Vllaznia e Tirana janë të dështuarat e mëdha të këtij fillimsezoni.

SKUADRAT

TOP-TRE

Dinamo, vendi i tretë i sezonit të kaluar, është dhe skuadra e momentit në Superligë. Blutë e Shkëlim Muçës ndodhen në vendin e parë: 19 pikë, 6 fitore e 1 barazim. Besa, me 17 pikë, ndodhet në shkallaren e dytë. Edhe verdhezinjtë e Shpëtim Duros nuk kanë pësuar asnjë humbje në shtatë javët e para. Podiumi kompletohet me “Zonjushën” Apolonia të udhëhequr nga serbi Esad Karishik: vendi i tretë, 15 pikë, 5 fitore, 2 humbje.

FLOP-TRE

Janë tre skuadrat që dominuan në Kampionatin e 70-të Kombëtar të futbollit: Tirana, Vllaznia e Flamurtari, dështimi i madh i këtij fillimsezoni.

Flamurtari, fituesja e Kupës së Shqipërisë gjatë sezonit të kaluar, ndodhet në vendin e 11-të (6 pikë, 2 fitore, 5 humbje). Nëse kampionati i Kategorisë Superiore do të mbyllej tani, Flamurtari do të rrëzohej në Kategorinë e Parë.

Vllaznia, nënkampione e edicionit 2008-2009 ka grumbulluar vetëm 7 pikë nga 21 të mundshmet.

Tirana, kampione në fuqi dhe rekordmene e Shqipërisë përsa i përket titujve kampionë, 24, e ka nisur shumë keq sezonin aktual: 8 pikë në 7 ndeshje, vendi i 7-të, por 11 pikë larg kryesueses Dinamo (18 pikë).

Të tria skuadrat i bashkon një fill i përbashkët: drejtohen nga trajnerët e dytë sezonalë.

Tirana, pas vetëdorëheqjes së kroatit Ilija Lonçareviç, drejtohet nga dyshja Alban Tafaj-Nevil Dede.

Vllaznia, pas shkarkimit të Hasan Likës, në komandë ka Roland Luçin.

Te Flamurtari, pas dështimit të Eqerem Memushit, në bankinën e “minuar” është ulur Gugash Magani, por edhe ky i fundit drejton kuqezinjtë, pasi vetë është dorëhequr nga Shkumbini.


Numri i klikimeve - 456
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›