Skela bën thirrje: Kuptoni situatën!Skuadra e “pesë shqiptarëve” do të luajë në transfertë kundër Greuther Fyrth. Kujtimi më i freskët i kapitenit të Kombëtares shqiptare nga “Playmobil-Stadion” është humbja 2-1 e Shqipërisë

Rrjetet sociale:
“Secili duhet ta kuptojë, që çdo në ndeshje luan me ekzistencën (në Bundesligën 2)”. Ky është paralajmërimi i Ervin Skelës, blerjes së fundit të Tus Koblenc, i cituar nga prestigjiozja gjermane “Kicker”.
Skuadra e “pesë shqiptarëve” do të luajë në transfertë kundër Greuther Fyrth.
Statistikat janë kundër Koblencit, pasi në katër ndeshje jashtë shtëpisë ka grumbulluar vetëm një pikë (1 barazim, 3 humbje) dhe detyra përballë Fyrthit është shumë e vështirë.
Kujtimi më i freskët i kapitenit të Kombëtares shqiptare nga “Playmobil-Stadion” është humbja 2-1 e Shqipërisë në miqësoren me Greuther Fyrth, përpara se kuqezinjtë e Kuzhes të humbitnin 4-1 me Suedinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror 2010.
Në fakt, kjo ndeshje miqësore vendosi në një farë mënyre edhe transferimin e Ervin Skelës te Tus Koblenci.
Trajneri i 1860 Muenchen, Edvald Lienen ishte i pranishëm në ndeshjen Greuther Fyrth-Shqipëri udhëtoi gati 170 km për të parë në aksion Skelën.
Pikërisht pas këtij “skanimi” Skela pohoi se nuk mund të priste më gjatë, pasi ai vetë nuk kishte ndjerë ndonjë interesim të fortë nga skuadra e dytë bavareze në drejtim të tij, duke vendosur përfundimisht për tu bashkuar me Tus Koblenc, skuadra e tij e nëntë në Gjermani.
Numri i klikimeve - 458
E Enjte, 22 Tetor 2009