Top & Flop: Superliga, sulmi Albania-sport.com nis një rubrikë të re të sajën, por që ekziston prej vitesh në faqet sportive në internet: e famshmja “Top&Flop” ose e shqipëruar “Majë e fund”, apo në një version më popullor “Hip e zbrit”.

Rrjetet sociale:
Albania-sport.com nis një rubrikë të re të sajën, por që ekziston prej vitesh në faqet sportive në internet: e famshmja “Top&Flop” ose e shqipëruar “Majë e fund”, apo në një version më popullor “Hip e zbrit”.
Duke parë 7 javët e zhvilluara deri tani në Kategorinë Superiore, mund të vëresh fare lehtë dukurinë “Top&Flop”.
SULMI
TOP-TRE
Apolonia e vendit të tretë, me 13 gola të shënuar në 7 javë, është dhe skuadra që ka realizuar më shumë. Dinamo e vendit të parë, ka realizuar 12 gola, po aq sa Skënderbeu i vendit të pestë. Skënderbeu është skuadra e vetme që ka mundur të shënojë dy herë nga katër gola në një ndeshje të vetme: Skënderbeu-Laçi 4-3 dhe Skënderbeu-Gramozi 4-1.
FLOP-TRE
Vllaznia është skuadra që ka shënuar më pak gola: 3 në 7 javë (më pak se gjysmëgoli për ndeshje). Vllaznia nuk shënoi katër javë rresht. Gramozi është skuadra e dytë që ka shënuar më pak, 4 gola. Në podiumin “Flop” janë dhe Tirana e Tirana. Dy triumfueset e sezonit të kaluar, Tirana-kampione, e Flamurtari-fituese e Kupës së Shqipërisë, kanë realizuar nga 5 gola.
Numri i klikimeve - 452
E Enjte, 22 Tetor 2009