E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza,Ashton:BE po përpiqet të gjejë zgjidhje

Komisionerja për marrëdhëniet me jashtë në Bashkimin Europian Catherine Ashton ka deklaruar se Ballkani Perëndimor do të antarësohet në BE vetëm atëherë kur të plotësohen të gjitha kushtet. Kjo deklaratë e Ashton është bërë në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Duke iu përgjigjur pyetjes për situatën politike në Shqipëri Ashton theksoi se BE-ja po përpiqet të gjejë një zgjidhje për të mos e kthyer Shqipërinë prapa në procesin e integrimit.
"Jemi të interesuar për një zgjidhje të situatës politike në Shqipëri dhe mbështesim edhe nismën e dy parlamentarëve Martin Schultz dhe Joseph Daul dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që të mos e kthejë Shqipërinë prapa në rrugën e antarësimit" theksoi Ashton duke shtuar se nuk ka pikëpyetje se e ardhmja e Shqipërisë është në BE por duhet të zgjidhen disa çështje për të ecur përpara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›