Verilindja në rreziknga ethet hemoragjike4 të shtruar në QSUT
TIRANË- Rreziku nga ethet hemoragjike vjen duke u shtuar. Aktualisht në qendrën spitalore “Nënë Tereza” ndodhen të shtruar 4 persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Infektiviologu Genti Stromi thotë për News 24 se rrezikshmëria nga kjo sëmundje vdekjeprurëse është e lartë, madje ajo ia kalon edhe gripit të derrit.
“Aktualisht në spitalin tonë ne kemi 4 persona të cilët janë të sëmurë me këtë patologji dhe në këtë moment janë në gjendje të mirë. Sigurisht që rrezikshmëria është e madhe, për arsye se kjo paraqet një sëmundshmëri dhe një vdekshmëri të lartë”,- shprehet mjeku i QSUT-së.
Masat për përballimin e kësaj sëmundjeje, e cila transmetohet nga kontakti me njeriun e prekur, sipas mjekut duhet të jenë të larta.
“Duhen marrë masa të ndryshme duke përfshirë këtu edhe kujdesin e personelit, duke ditur që transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu, por edhe si pasojë e problemeve që këta pacientë paraqesin, më të rrezikuar në këto momente janë personeli dhe stafi mjekësor”.
Ethet hemoragjike shkaktohen nga pickimi i rriqnave, insekt ky që rritet në veri të vendit, kryesisht në Kukës dhe Has. Shenjat e para të kësaj sëmundje janë temperaturë e lartë e më pas hemoragjia në disa pjesë të trupit. Apeli që infektiviologu Genti Stromi bën për banorët e këtyre zonave është: “Në radhë të parë këta persona duhet të bëjnë të pamundurën që të mos pickohen nga rriqnat, por edhe nëse iu ndodh të drejtohen pranë mjekëve për të parë nëse janë infektuar apo jo, duke iu nënshtruar analizave përkatëse”,- shprehet Stromi.
Gjatë dy javëve të para të qershorit ka pasur 9 persona të prekur nga ethet hemoragjike, ndërkohë që një grua nga Hasi ka humbur jetën në spitalin e Prishtinës, pasi sëmundja kishte avancuar së tepërmi.
(m.a/News24/BalkanWeb)