E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, ZhgënjenSllovakia, vetëmbarazim me Zelandën

JOHANESBURG- Sllovakia ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të këtij Botërori duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Zelandës së Re, në takimin e vlefshëm për grupin F.

Skuadra e drejtuar nga Vladimir Veis ka patur gjithë takimin nën kontroll, por një gol i minutës së tretë shtesë nga Uinston Reid, i ka hequr asaj tre pikët. Mendohej një fitore e lehtë për sllovakët, duke parë se kundërshtari është i një niveli thuajse amator, megjithatë në fushë nuk ka ndodhur kështu.

Sllovakia shënoi në minutën e 50-të me anë të Robert Vitek me kokë dhe u mendua se takimi u mbyll. Europianët mund të kishin shënuar gola të tjerë, por përpara portës janë treguar të pasaktë. Kur pritej fishkëllima e fundit e arbitrit, një kros i Zelandës së Re ka gjetur në zonë mbrojtësin Reid, i cili me kokë nuk ka falur, duke shokuar Sllovakinë. Një pikë e artë për neo-zelandezët, për të cilët mendohej se do të ishin thjesht shëtitës në këtë Botëror.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›