E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja në Tiranëlirohet autori

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka hequr sot masën e arrestit me burg ndaj Elton Sutermannit të akuzuar për pengmarrjen e shitëses në dyqanin pranë stacionit të trenit në Tirane, pak ditë më parë.

Gjykata kishte lënë 20 ditë afat deri në një ekspertim mendor të të pandehurit dhe në përfundim të këtij afati hoqi masën e arrestit me burg duke lënë në fuqi vetëm masën detyrim paraqitje dy herë në javë përpara organeve të policisë gjyqësore.

Elton Sutermani akuzohet për pengmarrje, pasi në fund të Majit hyri me një armë lodër në dyqanin e celularëve dhe tentoi të mbajë peng shitësen nga Shkodra. Forcat speciale arrestuan brenda pak minutash pengmarrësin, i cili u shpreh atëherë se nuk kishte qëllim grabitjen. Dyshohet se 28 vjecari vuan nga probleme mendore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›