E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare rinovonkontratën me kompaninëMicrosoft

TIRANë- Shqipëria synon të jetë një qendër rajonale për Teknologjinë e Informacionit dhe për këtë qeveria shqiptare po punon me universitetet dhe biznesin, për të hedhur hapat e para në këtë rrugë, si garancia më e mirë e zhvillimit të shpejtë të vendit.

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, Drejtori i Microsoft për Europën, Jan Muehlfeit dhe Drejtori i Zyrës Shqiptare të Microsoft-it, Arsen Kurti, nënshkruan sot Marrëveshjen e re, e cila konsiston kryesisht në ndërtimin e një infrastrukture më bashkëkohore të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit në vend, si dhe në trajnimin e mëtejshëm të stafit teknik.

"Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit të 'Shqipërisë Dixhitale'", tha ministri Pollo gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Hotel 'Sheraton', në Tiranë.
Ministri Pollo vuri në dukje se "Qeveria ka synime ambicioze dhe disa prej tyre do t’i bëjë në partneritet me kompaninë më të madhe të softëare-ve në botë".

Siguria e fëmijëve në internet, sipas tij, "do të jetë një tjetër projekt që do të zhvillohet nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve për sigurinë e navigimit në internet".
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›