E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, jeta messëmundjes dhe varfërisëekstreme

SHKODER- Varfëri ekstreme në një familje në Malësi të Madhe të Shkodrës. Familja Koceku e përbërë nga 6 persona, 4 prej të cilëve në moshë të mitur, banon prej 10 vjetësh në Malësi të Madhe të ardhur nga Dukagjini si shumë të tjerë për një jetesë më të mirë.

Kjo familje jeton në një shtëpi përdhese dhe në kushte shumë të ëvshtira ekonomike , ndërsa kryefamiljari ka 5 vite që rënkon në shtrat nga sëmundja që e ka zënë.

“Prej pesë vjetësh nuk jam në gjendje të punoj sepse nuk jam mirë nga shëndeti. Si jetojmë? Diku marrim borxh, dhe me një asistencë prej vetëm 3 mijë lekësh.” rrëfen kryefamiljari i cili e ka të pamundur të sigurojë të ardhura në gjendjen që ndodhet.

Në kushte të tilla babai i 4 fëmijëve bën apel për ndihmë nga shteti.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›