Botërori i klubeveInteri në finalemund 3-0 Seongnam
ABU DABIT -Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë Botërorin e klubeve, duke arritur në finale të tij, pas fitores së pastër 3-0 ndaj koreano-jugorëve të Seongnam.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zayed Sport City” të Abu Dabit ka qenë ashtu siç pritej, një dominim i skuadrës kampione të Evropës. Trajneri Rafa Benitez duke parë rëndësinë e këtij trofeu për drejtuesit e klubit dhe për presidentin Masimo Morati, ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, gjë që ka bërë që sfida të vendoset që në 45 minutat e para.
Stankoviç dhe Zaneti ishin ata që shënuan në këtë fraksion, ndërkohë që në fund llogaritë u mbyllën nga Diego Milito, heroi i Interit në Ligën e Kampioneve të sezonit të shkuar. Tashmë zikaltërit kanë edhe një takim për t’u shpallur më të mirët e botës, atë ndaj kongolezëve të Mazembes të shtunën në orën 18.00.
Gjithsesi, duke parë formën e sotme, por edhe diferencat e mëdha mes dy ekipeve, Interi e nis këtë takim si një favorit absolut. Eliminimi i brazilianëve të Internacional Porto Alegres i ka hapur rrugën skuadrës italiane për fitimin e këtij trofeu. Lajmi i keq për Interin në takimin e sotëm ka qenë dëmtimi i organizatorit holandez Uesli Shnajder.
Pas një përplasje me një futbollist të Seongnam, ai mbeti i shtrirë përtokë dhe nisi të prekte kofshën, ç’ka tregon se mund të ketë pësuar një tërheqje.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)