Botërori i robotëve

Derisa në Afrikën e Jugut të gjithë janë të koncentruar në Botërorin e futbollit, në Singapor ka nisur Botërori i veçantë që u dedikohet robotëve.
Rreth 500 skuadra, të cilat vijnë nga 40 shtete të ndryshme, do të ballafaqohen në mes vete deri më 25 qershor në kampionatin botëror RoboCup 2010, garë kjo që synon ta promovojë në fushë inteligjencën artificiale dhe të robotikës inteligjente.
Turneu ndërkombëtar, i cili për herë të parë është mbajtur në Japoni në vitin 1997, përsëritet çdo vit, ndërsa skuadrave pjesëmarrëse u jep mundësinë të paraqiten me çfarëdo tipi të kategorisë.
Më saktësisht, kategoritë janë të ndara sipas madhësisë (dimensionit) së robotëve, kompleksitetit të tyre dhe funksionimit të tipit të projektuar të robotit. Kategoria kryesore është ajo e RoboCup Soccer, ku robotët janë studiuar dhe realizuar me synim që ta masivizojnë këtë garë të tipit futbollistik.
Në vitin 2050, robotët mposhtin kampionët e botës?
Objektiv për një afat më të gjatë i RoboCup është që ta realizojë, deri në vitin 2050, një skuadër robotësh njerëzorë autonomë, që do të jenë në gjendje ta sfidojnë, por me gjasë edhe ta mposhtin skuadrën e futbollit, kampione të botës.