E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga 30 mijë dollarë bonus për nigerianët

Futbollistët e Nigerisë do të shpërblehen me nga 30 mijë dollarë secili, nëse e mposhtin të mërkurën Korenë e Jugut dhe kualifikohen në rundin e dytë të Botërorit 2010.

Para fillimit të këtij kompeticioni, secilit futbollist i ishin premtuar nga 10 mijë euro për çdo fitore, por “The Eagles” nuk e kanë gjetur ende fitoren në Afrikën e Jugut, pasi pësuan humbje nga Argjentina dhe Greqia.

Sidoqoftë, vetëm për t’i motivuar futbollistët që ta mposhtin Korenë, Federata e Futbollit e Nigerisë u ka premtuar atyre që t’ua paguajë 30 mijë dollarë në ndeshjen e tyre vendimtare.

Ndërsa, futbollistët jug-afrikanë do të shpërblehen me nga 12.500 dollarë për kokë, në rast se fitojnë në të tetën e finales. Nigerianët do të duhej të fitonin në Durban ndaj Koresë së Jugut dhe të shpresojnë që Argjentina ta mposhtë Greqinë, për të ecur përpara, pa marrë parasysh dy humbjet e para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›