E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD largon një gjyqtar, bllokohet procesi ndaj Bares

Megjithëse, KLD-ja ka vendosur që në këtë proces të përfshihej gjyqtarja, Adriana Beraj, seanca nuk ka vijuar, pasi gjyqtarja në fjalë qenë e angazhuar më parë në një tjetër çështje që lidhet me procesin në ngarkim të Aldo Bares.

Për të zgjidhur këtë ngërç, KLD-ja duhet të zgjedhë një tjetër gjyqtar për formimin e këtij trupi gjykues. Për këtë arsye, seanca e parashikuar për sot, është shtyrë edhe për dy javë të tjera gjer sa të emërohet gjyqtari i ri. Aldo Bare, ose Alfred Shkurti, akuzohet si kreu i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda të ndodhura para disa vitesh në Shqipëri si, vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj.

Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar prej më se tre vjetësh, me kërkesë të drejtësisë shqiptare. Dhjetra persona janë arrestuar në këto pesë vitet e fundit si anëtarë të dyshuar të kësaj bande, disa nga të cilët tashmë janë dënuar me burgim, ndërsa të tjerë janë nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›