Kosova e Serbia të vendosin vetë për bisedimet
Kryediplomati slloven tha se dëshironte që ta shihte edhe Kosovën sa më shpejt të integruar në Bashkimin Evropian. Ai me këtë rast mori si shembull marrëdhëniet e mira që Sllovenia ka tashmë me Kroacinë, duke i sugjeruar edhe Kosovës dhe Serbisë që të ndjekin shembullin e njëjtë të fqinjësisë së mirë.
Ndonëse raportet e mira fqinjësore janë një prej kritereve kryesore për përfshirjen e vendeve në integrimet evropiane, Zbogar tha se duhet të jenë Prishtina dhe Beogradi palët që caktojnë axhendën e bisedimeve pa imponime nga jashtë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, përsëriti qëndrimin e Prishtinës zyrtare se Kosova dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë.
Hyseni tha se bisedimet mund të nisin, por mbi parimin e dy shteteve të barabarta dhe për çështje praktike që nuk kanë të bëjnë me statusin dhe çështjet e brendshme të Kosovës.
Të dy ministrat e jashtëm kanë folur edhe për marrëdhëniet, siç thanë ata, shumë të mira që kanë Kosova dhe Sllovenia, si dhe janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.