E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, kualifikohen Anglia dhe SHBA

Anglia ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Sllovenisë, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror, edhe atë nga vendi i parë në Grupin C.

"Tre Luanët" shfaqën lojë shumë më të mirë se ato të mëparshmet, duke qenë se vetëm fitorja u kryente punë për t'u kualifikuar më tutje.

Një krosim të James Milner e shfrytëzoi Jermain Defoe, i cili kaloi përfaqësuesen e tij në epërsi (23') për të vendosur edhe rezultatin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Anglia ishte skuadër shumë më e mirë, mirëpo në momente të caktuara ka mundur të befasohet nga sllovenët, por sidoqoftë deri në fund të takimit nuk u shënua gol tjetër.

Pas kësaj fitoreje, Anglia pozicionohet në vendin e dytë të Grupit C, pasi SHBA-të kualifikohen nga vendi i parë falë fitores në minutat e fundit kundër Nigerisë. Goli për SHBA-në u shënua vetëm në minutën e 90 të ndeshjes nga Donovan.

SHBA-ja ka mundur të kualifikohet për më shumë gola të shënuar dhe më 26 qershor do të ndeshet me vendin e dytë të grupit D.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›