E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia "Më e Vërtetë se e Vërteta", flasin tre aktorët kryesorë

Regjisorja dhe pedagogia Rozi Kostani dhe trupa e tre aktorëve Neritan Liçaj, Lulzim Zeqja e Luli Bitri një ditë para premierës së komedisë "Më e Vërtetë se e Vërteta" vlerësojnë se motivi i robotit për dashurinë është një gjetje tejet komunikuese e funksionale për mesazhin e kohës.

Sipas zëdhënëses së Teatrit të Metropolit i cili mbyll sezonin e premierave këtë verë Regjisorja është treguar e kujdesshme në përzgjedhjen e komedisë dhe aktorëve në pjesën e njohur të autorit francez Martial Courcier.

Komedia e trios së personazheve dedukton regjisorja Kostani është perceptuar me më shumë ngjyra të shprehjes dhe kostumeve si ka si vecori kontrapunktin e bukur të robotit i cili i mëson njerëzit e aktualitetit si të ndjejnë për njëri tjetrin. Mesazhi i veprës është se askush nuk mund ta parashikojë dashurinë dhe madje as edhe një program i kompjuterizuar me titullin "Menu Speciale". Komedia Më e vërtetë se e Vërteta është vlerësuar me çmimin Molier si komedia dramatike më e mirë për vitin 2002 në Paris.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›