Botërori, kualifikohen Holanda dhe Japonia

Holanda dhe Japonia janë kualifikuar për në 1/8 e finales së kupës së botës.
Përfaqësuesja e Japonisë ka shënuar fitore sensacionale prej 3-1 përballë Danimarkës për të siguruar kualifikimin në të tetën finales së Kampionatit Botëror. Japonezët e kryen punën që në pjesën e parë me dy supergola të shënuar nga gjuajtjet e lira.
Fillimisht, Keisuke Honda la të shtangur portierin Sorenson me një supergoditje (17'), ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Yasuhito Endo disa minuta më vonë (30').
Në vazhdim të takimit, Danimarka nuk u tregua efikase, mirëpo gjyqtari i ndeshjes ia 'dhuroi' një penallti, të cilën e shndërroi në gol Jon Dahl Tomasson, pas goditjes së dytë (81').
Ndërkohë Holanda ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Kamerunit për të mbyllur fazën grupore me maksimumin e pikëve të fituara.
Robin van Persie kaloi në epërsi Holandën pas 36 minutash lojë, pas një bashkëpunimi të mirë me Boulharouz dhe Van der Vaart në zonë.
Në pjesën e dytë, vazhdoi tempi konstant, me Arjen Robbenin që u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, por para kësaj Samuel Eto'o barazoi rezultatin nga pika e bardhë (65').
Se sa vlen Arjen Robben, e tregoi goditja e tij nga 20 metra që ia mundësoi sulmuesit të të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, të shënojë nga topi i kthyer.
Holanda është kryesues i Grupit E me nëntë pikë, me Japoninë në pozitën e dytë që grumbulloi gjashtë pikë pasi turpëroi Danimarkën. Holanda në 1/8 e finales takohet me Sllovakinë, kurse Japonia me Paraguain.