Mediat italiane sulmojnë kombëtaren

S'kishte si të ndodhte ndryshe... Eliminimi i Italisë ne fazën e grupeve te Botërorit italian është shoqëruar me reagimin e mediave italiane, qe kane vendosur ne shënjestër trajnerin Lipi dhe te besuarit e tij. 'Gjithçka e zezë! Ne shtëpi me turp", titullon në faqen e parë gazeta me e madhe sportive "La Gazzetta Dello Sport", e cila komenton me pas si te dështuar aventurën afrikane të kampionëve te botës në fuqi. Nuk i ul tonet as "Corirrere dello sport". "Italia, turp! Jashtë dhe e fundit ne grup", është titulli i kësaj te përditshmeje, qe shkruan: "Te kaltërit munden 3-2 nga Sllovakia. Nuk largoheshim nga turi i parë qe nga Botërori i vitit 1974". "Masakrimi" mediatik ndaj Italisë vazhdon me portalin "Tgcom". "Eshte Italia me e shemtuar e te gjitha koherave" lexohet ne titullin e faqes se lajmeve. Jo vetem te perditeshmet sportive, por edhe ato politike nuk falin aspak skuadren e Lipit. "Kurre me pare, kaq te shemtuar", eshte titulli i pare i 'La Repubblica". Gazeta milaneze "Corriere Della Sera" shkruan "Italia, disfata dhe turpi", kurse torinezja "La Stampa" titullon: "Botërori i turpit, Italia kthehet në shtëpi". Ndërsa tepër e ashpër është treguar "Il Giornale", që në faqe të parë ka nxjerrë një karikaturë me 11 arkivole në fushë, nën titullin "Kampionët e botës tjetër". Ndër të tjera, disfata e Italise ne kete Boteror eshte bere objekt i titujve talles nga ana e gazetave spanjolle dhe atyre angleze. Te perditeshmet e ketyre dy vendeve e kane pasqyruar kete eliminim duke ironizuar me pershendetjen italiane "Arriverderci". Nderkohe gjermania "Kicker" e cileson si sensancional largimin e kampioneve te Botes nga Boterori 2010, ndersa prestigjozja franceze "L'Equipe" kompenton si fiasko aventuren botërore të italianëve.