Botërori, specialistët italianë kurorëzojnë Brazilin
Në opinionet e të pyeturve bie në sy vlerësimi për trajnerin e Gjermanisë, Joakim Lëv, i cili e ka bazuar lojën e skuadrës te të rinjtë e talentuar si Ozil dhe Myler. “Lojë e organizuar më së miri, të rinjtë kanë forcë dhe entuziazëm”, vlerësojnë trajnerët Novelino dhe Ventura, duke shtuar se entuziazmi mund të jetë njëkohësisht avantazh dhe disavantazh për Argjentinën e Maradonës.
Alberto Zakeroni gjen edhe pika të dobëta te Gjermania: “Katër lojtarët e avancuar nuk ndihmojnë në fazën mbrojtëse. Pra, nëse sulmohen në qendër shpejt, mund të mposhten”. Për Paolo di Kanion, Maradona i ka dhënë botërorit kombëtaren më të fortë fizikisht, ndërsa sipas disa të tjerëve, ish-“djaloshi i artë” duhet të përvetësojë disa koncepte bazë të një trajneri.
Të tjerë specialistë italianë vlerësojnë Spanjën, duke theksuar se kombëtarja e Del Boskes luan futbollin më të bukur të viteve të fundit. Sidomos mesfusha e importuar nga Barcelona. Po Brazili? Merr pjesën më të madhe të vlerësimeve duke u përqëndruar te mënyra italiane e lojës që ka aplikuar Karlos Dunga, duke mos lënë pas formën e mirë të Luis Fabianos.