E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Bronkhorst, gati të refuzojë antidopingun

Kontrollet

Xhovani van Bronkhorst ka deklaruar se do të refuzojë kontrollin e FIFA-s për dopingun, nëse Holanda fiton Kupën e Botës. Mbrojtësi 35-vjeçar, i cili do të “varë këpucët në gozhdë” pas finales së sotme, iu nënshtrua kontrollit pas gjysmëfinales së fituar 3-2 me Uruguain dhe kjo bëri që të humbiste festën në dhomat e zhveshjes. Van Bronkhorst tha: “Nuk do ta pranoj kontrollin në ndeshjen e fundit. Pas fitores me Uruguain humba festën e skuadrës, sepse më mbajtën për 1 orë e 15 minuta të izoluar. Nëse fitojmë dua të jem me shokët”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›