Jemi pranë lavdisë, Holanda e frikshme
Andres Injesta
“Jemi mjaft pranë lavdisë, është një rast unikal, por duhet të mendojmë si të mposhtim Holandën”. Andres Injesta ndien presionin përpara ndeshjes së sotme, për trofeun më prestigjioz. “është e jashtëzakonshme që ndodhemi në finale, shpjegoi mesfushori i Barçës. Kjo është një ndeshje historike. Na është paraqitur një shans i shkëlqyer dhe duhet të mundohemi ta shfrytëzojmë në të gjitha mënyrat”. Për kundërshtarët, ai tha: “Na pret një ndeshje e vështirë, me një skuadër të frikshme, që ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Megjithatë, jemi optimistë”.
#