E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimi Vargjet e pluhurosura te Shvarcit

26/10/2010Jane vargje sirtari te shkundura nga pluhuri i shume e shume viteve. Vargje thuajse te harruara te ndrydhura te frikesuara e pse jo edhe te ndjekura sepse totalitarizmi edhe meditimet krejt personale e krejt pa te keq i quante ideologji borgjeze me helm te sheqerosur kunder diktatures se proletariatit.

Jane vargjet e Robert Shvarcit te cilat tani lexuesi mund ti lexoje e shfletoje ne nje botim te vecante qe vjen nga shtepia botuese Omsca-1.

Ekziston nje thenie e nje te mencuri Ai qe seshte idealist ne moshen njezetvjecare seshte njeri ai qe mbetet idealist edhe pasi i kalon te dyzetat eshte idiot. Kete thenie do te perifrazonte vete Shvarc ndersa do te thoshte se idealizmi i brezit te tij me perjashtim te konformisteve te ndergjegjshem mori fund ne vitet 60 kur u bindem se ne Shqiperine socialiste sishte aspak puna per te mbrojtur nje ideal te madh njerezor por vetem e vetem per te ruajtur nje fron sundimtari

Ne Shqiperi kur te gjitha dyert dhe dritaret per te pare Perendimin nuk ekzistonin Robert Shvarci ishte njeriu qe po ta veshtrosh ne fotografite e kohes te krijon ndjesine e nje qielli te deshiruar te nje kodrine te cilen ngulmon ta ngjisesh te nje lendine ku ke kujdes se mos demton qofte edhe ndonje rruge milingone ishte nje dritare krejt e vecante ishte nje rrjedhe e nje lumi te nendheshem kulture gurgullima e te ciles ndjehej nenvizon me rastin e ketij botimi Miranda Haxhia. Per te kuptuar me mire kohen e erret per lirine e mendimit dhe per te kuptuar me mire mbijetesen e kultures shqiptare duhet lexuar poezia e Robert Shvartz.

Kam shkruar edhe une proze e poezi deri ne fund te viteve 50. Por pastaj vendosa te hesht te hesht ne menyren time penen e vura ne sherbim te penave te fuqishme te letersise boterore. Pa kete ekuiliber qe arrita te fitoj per vete do te kisha marre fund per se gjalli do te verente vete poeti nje nder shqiperuesit me te njohur te botes se letrave. Por edhe kjo pune ishte nje pune me zarar sepse diktatura nuk kenaqej vetem te heshtje ndaj saj por deshironte edhe te flisje per te. Brezat e rinj le te me falin nese vargjet e mia te dikurshme ndoshta sdo ti ngrohin sa cduhet fundja jane vargje te pluhurosura dhe tani jemi ne fund te shekullit XX do te kerkonte falje ai ndersa do te vijonte se megjithate per dicka duhet te jene te sigurt Ne cdo gje qe kam shkruar ose rikrijuar kam menduar gjithmone per rinine dhe per ate do te mendoj perseri deri sa te kem jete.

Nen titullin Vargje te pluhurosura poezite e Shvarcit vijne te redaktuara nga Amik Kasoruho.

B.G

Per Shvarcin

Shume eshte folur per Shvarcin si perkthyes madje si nje nga perkthyesit me te shquar ne shqip. Pak ose asfare eshte folur per te si poet. Ndoshta per faktin se se gjalli ai botoi fare pak vjersha.

Ndermjet letrave te pakta qe pata marre me vete kur u largova nga vendi im ishte edhe nje fashikull vjershash te Shvarcit. Nuk mund te ndahesha prej tyre - ishte shpirti i shokut tim ne to dhe ne vetmine qe me priste ne vendin e huaj ku po shkoja asgje me shume nuk do te me ndihmonte te caja perpara sesa fjala e ndjeshme dhe e dashur e shokut tim.

Lexoj ne vjershen Dikujt te shkruar ne vitin 1950 dy vargjet e para Ne agimin pa ndricim te jetes tende - u mundove ti afrohesh te vertetes. Dhe mu kujtuan vitet e burgut rinia ime e denuar njerezit qe druheshin te me aviteshin pas lirimit dyert e mbyllura. Pa mu kujtua se qe pikerisht Roberti ai qe me mori ne shtepine e tij duke rrezikuar shume dhe me strehoi dhe me fali qetesine qe te jep nje cati mbi krye nje shok aty prane. Shumekush asokohe u mundua ti afrohej te vertetes. Ata qe nuk percelluan krahet ne kete perpjekje qe i perngjet pak edhe guximit te flutures qe i vjen rreth flakes se qiriut u ndryne ne nje heshtje te imponuar dhe sfilitese e cila e shtynte Shvarcin te klithte te rrosh e prape te jesh i vdekur fare te ndjesh e ndjenjen ta varrosesh thelle vjersha Une -1956.

Kjo ndjesi qenieje e mosqenieje hovesh shpirti dhe ndryrje ne vetvete ka dicka tragjikisht madheshtore nje vlere te madhe te njeriut qe su thye. Thellesisht njerezor i dashur dhe i gatshem te flijoje per tjetrin kete dashuri per njeriun Shvarci e shpreh madherisht ne vargjet gjithmone i kam dashur lotet por ne syte e mi te tjereve ua kam fshire

Por ai ishte i vetedijshem se nuk mund dhe nuk duhej te shkonte tej cakut qe mujshia e te fuqishmeve i kishte caktuar atij dhe gjithe atyre qe e ndienin veten te lire. Edhe pse kjo nuk duhet kuptuar aq fort nje trajte nenshtrimi sa nje mbyllje dinjitoze brenda qerthullit etik qe i cakton vetes nje njeri me shpirt te lire. Shume vjet me vone do te thoshte ne nje interviste te dhene Ilir Kekos dhe te botuar ne gazeten Koha Jone ne korrik 1994 nese e kam braktisur poezine time origjinale kjo do te thote vetem se nuk kam dashur te behem shkrimtaruc i realizmit socialist nje skllav i bindur i censures apo qofte edhe i autocensures.

Shpirt i lenduar por rebel shkruante ne sonetet e rrefimit qe jane thurur pikerisht naten kur mbushte njezete e shtate vjec me therin sot ndricimet pse si qorr e zgjodha naten me iu msheh cdokujt Shpirt rebel pra i farketuar mes kontradiktash te therrta ai nuk e shoi kurre deshiren per ate qe i mohohej atij dhe gjithe njerezve qe donin te ishin te lire ne kushte te nje regjimi te eger. Gjithmone ne sonetet e rrefimit ai therret me ze te larte e pra kam mall - ta rrok edhe une o qofte dhe per nje cast - ate qe smerdh - ate qe me perket

Korrekt me te tjeret ai mbi te gjitha ishte i ndershem me vetveten. Dhe kjo i jepte fuqi atij njeriu me shpirt delikat e te ganduar ta shihte drejt e ne sy njimendjen qe rrekej ti lidhte duart nji fat idhnak - na lidhi njete vec ne nji skaj konopi - na nuk e hedhim vallen si te vloje shkopi po aty soneti 7.

I rilexoj keto vargje shkoj neper duar nje tufe vjershash dhe me duket se kam shtrenguar fort doren e shokut tim dhe i ndjej rrahjen e zemres dhe i degjoj zerin pa me kujtohet jeta jone. Jeta e tij. Para disa vjetesh miku im Anton Berisha me sugjeroi te bisedoja me Robertin qe te mblidhte nje tufe nga vjershat e tij per ti botuar ne Kosove. Fola me Robertin. Nuk degjoi. Ishte i vetedijshem se te shkruarit e poezise ne gjysme shekulli ka ndryshuar si maniere dhe se vjershat e tij shprehje intime castesh frymezimi ndoshta nuk do tu interesonin te tjereve. Nuk e mendoja si ai por nuk ngula kembe e njihja mire dhe e dija se nuk do ndryshonte mendim dhe ideja e mikut tone A.Berisha mbeti e parealizuar. Ajo ide me ngacmonte pareshtur dhe ja ku jemi. Roberti do te na fale qe pas kaq kohe po nxjerrim ne drite vellimthin e vargjeve qe ne mos tjeter ka per te ndricuar nje ane tjeter te shpirtit te tij. Eshte hera e pare qe nuk ia degjoj fjalen. Por e di qe ka per te me falur.

Shpesh shume shpesh kam hequr nje paralele mes shokut tim dhe Shqiperise. Vendi yne kur u shfaq ne arenen e letrave shqipe Shvarci ishte nje vend i etur per kulture. Dhe Roberti per gati gjysme shekulli punoi per te na dhene vepra perfaqesuese te kultures se botes. Sic kishin bere te urtet tane qysh ne kohe te Rilindjes. Ai krahas vleres letrare te autoreve dhe veprave te zgjedhura prej tij per tu perkthyer deshmoi nje nderim dhe nje dashuri te zjarrte per shqipen te cilen e trajtoi me pekule e pastroi dhe e pasuroi duke shtuar emrin e tij ne vargun e atyre qe punuan per te afruar vendin tone ndaj kultures boterore. Kush nuk e kujton thirrjen e tij tere afsh per te ruajtur pastertine e gjuhes sone Ne nje vjershe te cilen e ka lene si nje lloj testamenti vetem ne kater vargje shkruhet - nga dashurite e tij te medha - vetem njeren se harxhoi kot - ate per gjuhen shqipe. Kjo perpjekje e tij te kujton ate perpjekjen tjeter te pashoqen qe ka bere populli yne dhe te urtet e tij per te ruajtur gjuhen tone ne shekuj.

Kryenecesia e tij fisnike dhe ndershmeria e skajshme e bene te jete nje njeri i panjolle kerkimi kembengules i asaj qe i afrohej te panjohures e ben nje nga perkthyesit me te mire te letersise shqipe dhembshuria dhe ndjenja e thelle e solidaritetit e ben nje shok te rralle ky ishte Shvarci. Per tere ato qe ka bere e ato qe do bente ne i jemi borxhlinj. Sepse ndaj nje njeriu te tille nuk ndihet vetem detyrim por edhe mirenjohje. Dhe kjo eshte shenje qyteterimi.

Amik Kasoruho

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›