E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne dileme ekstradimi i italianit ndiqet penalisht

26/10/2010Asnje kerkese per Albino Prudentinon

TIRANE- Ekstradimi i bosit te Sacra Corrona Unita Albino Prudentino duket se ka vene ne dileme drejtesine shqiptare pasi vete kjo e fundit ka filluar ne ngarkim te tij procedim penal me akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale. Ekspertet thone se qendrimi i tij ne Shqiperi eshte i domosdoshem pasi duhet te pyetet dhe te jape sqarime lidhur me akuzen e ngritur pasi ne rast se ai do ekstradohet ne Itali drejtesia shqiptare do e kete te veshtire te hetoje lidhur me akuzes e ngritur. Vec te tjerash burimet shtojne se legjislacioni shqiptar nuk parashikon ekstradimin e nje personi ne rastet kur ndaj tij ne vendin ku ai eshte arrestuar i eshte ngritur nje akuze nga Prokuroria. Nga ana tjeter burime prane Prokurorise se Pergjithshme shprehen se qe nga momenti i arrestimit te Albino Prudentinos dhe deri me sot drejtesia italiane nuk ka derguar kerkesen e saj per ekstradimin e bosit te organizates mafioze Sacra Corona Unita. Burimet nuk jane ne gjendje te shpjegojne vonesen e dergimit te leterporosise por shprehen se ka shume mundesi qe Prudentino te ekstradohet ne nje periudhe te mevonshme. Aktualisht materiali hetimor qe ben fjale per sekuestrimin e aksioneve te kompanise Bet Plus dhe Betting Sistem Albania eshte duke u hetuar nga njesia hetimore Task-Force ne Tirane te ciles i eshte referuar dosja nga Prokuroria e Vlores. Si persona qe jane ne ndjekje penale rezultojne shtetasit Ervis Gjecaj Gani Baku dhe Giuzepe Palma pasi dy kompanite e sipercituara jane me vendndodhje territoriale ne kryeqytet dhe se per pasoje eshte kompetenca juridiksionale per hetimin e tyre nga Prokuroria e Tiranes. Nga ana tjeter Prokuroria e Krimeve te Renda qe po kryen hetim pasuror thote se eshte ne pritje te pergjigjeve te bankave te cilave u ka kerkuar informacione mbi llogarite e italianit. Disa dite me pare nga sekuestrimi i dokumentacionit ne zyrat e kompanise se basteve sportive Bet-Plus eshte konstatuar se kjo kompani rezulton e mbyllur qe ne muajin janar te vitit 2010. Pavaresisht veprimeve procedurale hetues prane Prokurorise se Krimeve te Renda dyshojne se Albino Prudentino gjate ketyre diteve ka pasur kohen e mjaftueshme per te terhequr parate nga llogarite bankare gje e cila ne qofte se do kete ndodhur do sillte nje deshtim per hetimin pasuror te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›