Botohen veprat e Vilson Blloshmit
Pas një pune të gjatë kërkuese kanë parë dritën e botimit dy vëllimet e veprës së parë dhe të dytë e Vilson Blloshmit. Ajo çka mbetet më mbresëlënëse është se Vilson Blloshmi kurrë nuk e pati shansin që me gjalljen e tij të mund të shihte dritën e botimeve të shkrimeve të tij. Kështu 400 faqet e botuara në dy vëllime kujtojnë ndoshta periudhëm e të famshmve si Migjeni apo Serembe, të cilët u bënë të famshëm pas vdekjes së tyre. Botimet sjellin para lexuesit një studjues të talentuar. E në këtë sens nuk është një punë që botuesit bëjnë për të kujtuar poetin, por duhet të ndihet publiku më me fat se kurrë pasi vepra e tij është e një niveli të jashtëzakonshëm. Me zbulimet e reja prej tij, me përkthimet nga poemat e Viktor Hygo e shumë vepra të tjera, Vilson Blloshmi ridimensionohet në një figurë të jashtëzakonshem që do tju shërbeja brezave të tërë.