E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohet drama për fëmijë “Kaçubeti”

Tiranë - Nëse besohet se mirësia do të ndërtojë ëndrrën e përjetësisë bazuar në rregulla të forta të moralit dhe fisnikërisë, edhe ateherë kur besa përbuzet dhe mirënjohja poshtërohet, duhet lexuar drama për fëmijë të shkrimtarit Flamur Buçpapaj “Kaçubeti.”

Drama “Kaçubeti”, e nxjerr dramën dhe krejt teatrin për fëmijë nga mediokriteti dhe konflikti i sipërfaqshëm, duke rritur vëmendjen ndaj disa ideve që vijnë fuqishëm përmes një fabule interesante dhe një konflikti të pandërprerë, ku bashkohen shumë karaktere, disa prej të cilave nuk do të dëshironim të hasnim kurrë në jetë.

Drama ka prishur një traditë rutinë të subjetit për fëmijë ku si një refren ka tre dergucë që do të ndërtojnë një shtëpi dhe vjen ujku dhe ua prish, apo kafshët e pyllit do të kremtojnë një festë, por papritur vjen dhelpra dhe ua hedh në erë tryezën, e cila ndeshet thuajse në të gjitha përrallat e dramatizura.

Flamur Buçpapaj nëpërmjmet dramës “Kaçubeti” ka sjellë për fëmijët një konflikt të përjetshëm mes intregës njerëzore, të simbolizuar nga plaku dhe Korbi, si dhe fisnikërisë dhe dashurisë për jetën përfaqësuar nga Plaka, pula pikaloshe, Trica, dhitë, Kroi etj. Ky konflikt zhvillohet skenë pas skene në të gjithë dramën.

Ngjarja zhvillohet në një pyll të vetmuar, ku jetonin një plak, një plakë, pula e tyre çudibërëse, si dhe kafshët e pyllit, gjatë një dimri të madh diku në Veri. Drama u drejtohet fëmijëve 8-11 vjecarë .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›