E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve, Topalli: Nuk do tërhiqemi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi dje, në Shkodër, se "me vendimin për pezullimin e ligjit të lustracionit, Gjykata Kushtetuese ka qenë në konflikt interesi, por është detyra jonë që të mos tërhiqemi dhe të ecim përpara në rrugën e shtetit ligjor për të bërë transparencë".
Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, ajo vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese ka qenë në konflikt interesi për vendimin që ka marrë për pezullimin e ligjit të lustracionit. Por është detyra jonë, që duke qenë besimtarë të mëdhenj të shtetit ligjor, duhet të ecim përpara pa menduar se mund të tërhiqemi nga 'mea culpa', nga bërja e transparencës dhe nga kërkesa se në postet kyçe të disa segmenteve të shtetit,të mos kemi njerëz me të kaluar që kanë shkaktuar të tilla tmerre", tha në përfundim znj. Topalli

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›