Botohet fjalori i parë persisht-shqip

Për herë të parë botohet një fjalor persisht-shqip me 18.000 fjalë, botim i "Toena". Fjalori është hartuar nga Seyed Ali Asghari, Seyedeh Lejla Asghari, Bahrie Hadroj, Edin Lohja. Një punë e drejtuar nga Seyed Amir Hossein Asghari drejtori i kolegjit "Saadi" dhe fondacionit "Rumi", me bashkëshorten Seyedeh Lejla Asghari.
Redaktorë shkencorë të fjalorit janë Hajri Shehu dhe Seyed Ali Asghari. Ky botim i vjen në ndihmë nxënësve dhe studentëve të interesuar në gjuhën perse, studiuesve, përkthyesve, njerëzve të interesuar në fushën e orientalistikës.
Akademikët e mbledhur dje në promovimin e librin e cilësuan këtë nismë si një urë komunikimi kulturor dhe një hap në përforcimin e marrëdhënieve kulturore-shkencore mes dy vendeve. Një komunikim që ka nisur që me poetin Naim Frashëri, i prezantuar në Iran me "Takhajjulat".
Kurse përkthyesit shqiptarë Vehxhi Buharaja, Fan Noli, Hafiz Ali Korça, Baba Qazim Bakalli kanë sjellë në shqipe autorë të njohur të letërsisë perse: Ferdusiu, Saadiu, Khajami dhe Rumiu.