E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohet libri i parë poetik i fëmijëve të verbër



Botohet libri i parë poetik i fëmijëve që nuk shikojnë. "Nga shpirti buron drita" është libri i poezive të krijuara nga vetë fëmijët e verbër që vijojnë mësimet në institutin "Ramazan Kabashi" në Tiranë. Ky botim ka poezitë e shkruara në shkrim të zakonshëm, por edhe në shkrimin brajl , shkrim ky me të cilin mund të lexojnë të verbërit. Së bashku me promovimin e librit Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë në bashkëpunim me donatorët ka organizuar një aktivitet të lirë për fëmijët , të cilët kanë zhvilluar nje koncert me performanca të ndryshme artistike .

Fëmijët e verbër, bashkë me mungesën e shikimit vuajnë edhe mungesën e disa teksteve të vecanta për ta që kanë shkrimin brajl , qoftë libra argëtuese apo dhe libra për t'u ushtruar në lëndë te muzikës. Dhe ky libër është hapi i parë për të bërë diçka më shumë për këta fëmijë të veçantë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›