Tri herë ‘një mijë e një net’

Kryeveprat e letërsisë arabe që prej më se tre shekujsh nuk rreshtin së mrekulluari Perëndimin. Nga kjo prirje klasike e suksesit të botimeve të reja në treg, shtëpia botuese “Toena” ka hedhur në treg librin me përralla “Një mijë e një net” të ndara me tre vëllime, përkthyer nga Sonila Kapo.
Zanafilla e kësaj përmbledhjeje, me titull “Një mijë e një net” ashtu si dhe sfondi i saj historik që i shërben si kornizë, janë me gjasë me origjinë indiane, megjithëse ekziston tashmë një version edhe në arabisht që i përket shekullit IX. E pasuruar dhe e përpunuar në vazhdimësi përgjatë shekujve, kjo përmbledhje arriti të merrte, vetëm në 1400-ën formën në të cilën e kemi sot.
Një mijë e një net është ndoshta përmbledhja më e jashtëzakonshme e historive e të gjithë letërsisë. Preteksti që i jep jetë narracionit dhe që është në zanafillë të titullit është shumë i njohur: princesha Shehrazade arrin të shpëtojë nga vdekja, me të cilën i ndëshkonte sulltani dashnoret e tij të një nate, duke i treguar një numër të pafundmë historish të mrekullueshme, të ngërthyera njëra me tjetrën me mençuri si loja e kutive kineze.
Për një mijë e një net sulltani mizor do të dëgjonte i mahnitur aventurat e princeshave të bukura, mbretërve të fuqishëm, xhindeve me fuqi të jashtëzakonshme, apo për personazhet, emrat e të cilëve janë tashmë të njohur, si Aladini, Simbad detari ose Ali Baba. Në fund të tregimeve, sulltani nuk mund të bënte tjetër veçse të dashurohej me Shehrazaden.