E Diel, 1 Nëntor 2026

Botuesi Fahri Balliu, takime me Kongresmenë Amerikanë të Komisioneve të Mbrojtjes, Operacioneve me Jashtë, Antiterrorizmit dhe Çështjeve të Sigurisë

04-08-2012 / Gazeta 55

Në vazhdim te vizitës se tij ne Kongresin Amerikan, botuesi Fahri Balliu zhvilloi një takim të ngrohtë me kongresmenët Steve Rothman dhe Adam Schiff, anëtarë të komisioneve të mbrojtjes, operacioneve me jashte dhe çështjeve të sigurisë.  Kongresmenët amerikanë uruan botuesin Balliu për vizitën e tij në Kongresin Amerikan.
Nga e tij z. Balliu beri një ekspoze të gjerë të karakteristikave të vendit tonë, reformave të ndërmarra për integrimin e vendit në strukturat europiane dhe vlerësoi e mirëpriti thellimin e rolit të politikëbërësve amerikanë në këtë drejtim. Z. Balliu sugjeroi shtimin e kontakteve mes dy popujve dhe shteteve tona si një mënyrë për të forcuar dhe ushqyer më tej dashurinë dhe respektin që Shtetet e Bashkuara gëzojnë masivisht tek shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Veçanërisht, theksoi z. Balliu implementimi i programeve në fushën e edukimit janë një bazë shumë e mirë për një të ardhme të sigurtë dhe të shëndoshë të marrëdhënieve mes dy popujve.
Gjithashtu z. Balliu takoi edhe kongresmenin Tim Griffin, anëtar i komisionit të mbrojtjes, antiterrorizmit dhe çështjeve të sigurisë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›